OpenAI zbulon një plan të ri me pagesë për ChatGPT dhe kontrolle mbi privatësinë

Plani do të bëhet i disponueshëm në muajt në vijim.

OpenAI ka vendosur të shtrëngojë kontrollet e privatësisë. Kompania njoftoi ditën e sotme se përdoruesit e robotit bashkëbisedues me AI do të mund të çaktivizojnë historikun e bisedave duke parandaluar që informacioni i vendosur prej tyre të përdoret për trajnimin e të dhënave.

Kontrollet, të cilat janë të disponueshme nga dita e sotme do të gjenden nën konfigurimin e përdoruesit në seksionin e ri Data Controls. Pas çaktivizimit të “Chat History & Training,” përdoruesit nuk do të shohin më bisedat e fundit në panelin anësor.

Edhe me historikun e çaktivizuar, OpenAI tha se do të ruajë bisedat për 30 ditë. Do ta bëjë këtë për të parandaluar abuzimin ndërsa kompania thotë se do ti rishohë ato vetëm nëse nevojitet monitorimi i tyre.

Pas 30 ditësh kompania thotë se bisedat i fshin përgjithnjë. OPenAI gjithashtu njoftoi një abonim të ri ChatGPT Business krahas plani ChatGPT Plus që kushton 20 dollarë.

Varianti i biznesit shkon për profesionistët të cilët duan më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre dhe sipërmarrjen që kërkojnë menaxhimin e përdoruesve fundor.

Plani do të bëhet i disponueshëm në muajt në vijim.