Opera bëhet shfletuesi i parë në botë me një model AI lokal

Prezantimi i një modeli AI lokal vjen me një seri avantazhesh sipas Opera.

Opera është bërë shfletuesi i parë madhor që ofron një model AI lokalisht. Duke filluar nga dita e sotme kompania lançoi mbështetje eksperimentale për 150 variante të modeleve lokale AI duke mbuluar rreth 50 familje të ndryshme ku përfshihen Mixtral nga Mistral AI, Llama nga Meta, Gemma nga Google dhe Vicuna.

Prezantimi i një modeli AI lokal vjen me një seri avantazhesh sipas Opera. “LLM-të lokale bëjnë të mundur përpunimin e informacionit direkt në pajisje pa pasur nevojë të dërgohen tek një server i jashtëm,” tha Opera.

“Kjo siguron privatësi të plotë dhe funksionalitet offline.”

Një tjetër përfitim me modelet lokale është se nuk ka vonesa komunikimi me serverë të jashtëm, e cila përshpejton kohën e përgjigjes.

Për të provuar dhe testuar LLM-të e disponueshme duhet të kaloni në versionin e fundit të Opera Developer dhe të aktivizoni funksionalitetin.

Aktualisht Opera ka 4.88 përqind të tregut të shfletuesve në Europë dhe 3.15 përqind në botë. Ofron VPN, bllokues reklamash dhe shërbim cashback krahas LLM-ve lokale