Forcat e sigurisë së Malit kanë vrarë rreth 12 militantë gjatë një operacioni në rajonin qendror të vendit, njoftuan autoritetet.
Mali përballet me pasiguri të vazhdueshme prej më shumë se një dekade, veçanërisht në rajonet qendrore dhe veriore, ku grupe të armatosura të lidhura me organizata terroriste dhe konflikte lokale kryejnë sulme ndaj forcave të sigurisë dhe civilëve. Operacionet kundër këtyre grupeve po vazhdojnë për të rivendosur rendin dhe stabilitetin. /mesazhi








