Organizata humanitare keqpërdorë misionin, krijon rrjet prostituimi

Punonjësit e organizatës humanitare Oxfam janë akuzuar se kanë “rekrutuar” prostituta në Haiti gjatë misionit të tyre humanitar.

Viktimat e trafikimit u rekrutuan nga stafi i lartë i organizatës në Haiti, pas tërmetit të vitit 2010, kur ishulli u shkatërrua nga një dridhje masive e tokës që la dhjetëra mijëra njerëz të vdekurs.

Grupet e prostitutave të reja u rekrutuan në shtëpi dhe bujtina të paguara nga vet organizata, ndërsa denoncimin e kishte bërë një person që kishte arritur të xhiroj ngjarjet e shumta ku Oxfam kishte keqpërdorur misionin.

Në mesin e grave të trafikuara me qëllim prostituimi kishte edhe vajza të mitura. /MESAZHI/