Osmani bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të bëjë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmnd Hoxha në 27 vjetorin e rënies së tyre.

Sipas njoftimit të Presidencës, pas homazheve do të ketë edhe deklarim për medie.

“Në orën 10:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Pas homazheve do të ketë deklarim për media.

Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.