Osmani: Me Ramën diskutuam për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të enjten pasdite kanë diskutuar për “proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me fokus në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit”.

“Forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy shteteve tona është në të mirë të qytetarëve tanë dhe në të mirë të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.