Osmani pret në takim homologun Begaj

Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Takimi mes Osmanit dhe Begajt pritet të ndodhë në ora 11:00.

Ndryshe, presidenti Begaj do të qëndrojë në Kosovë me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.