Osmani udhëton në New York, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të ketë takime me homologët e saj, ku do të flasë për zhvillimet fundit në Kosovë.

“Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Presidenca ka bërë të ditur se përveç takime, presidentja e vendit do të mbajë diskutime në disa universite dhe institucione prestigjioze në ShBA.

“Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në ShBA”.

Gjithashtu, Osmani është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, ku do të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

“Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden”, thuhet tutje në njoftim.