Ozil befason me skuadrën e re

Mesut Ozil gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenal.

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, mund të largohet nga Arsenal, për të filluar një aventurë të re në Superligën e Turqisë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Fenerbahces, që po e kërkon 30 vjeçarin, përcjell lajmi.net.

Skuadra turke, po kërkon një huazim fillestar për Ozil, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Një largim të Ozil do ta mirëprisnin te Arsenal, shkaku i pagës së madhe të lojtarit.

Ozil te Arsenal është transferuar në vitin 2013, nga skuadra e Real Madridit.