Paditë të birin stomatolog, merr 1 milion euro

Një nënë në Tajvan, do të marrë kompensim në vlerë prej 1 milion dollarë pas padisë ndaj të birit të saj për t’i paguar paratë e shpenzuara për shkollimin e tij në fushën e stomatologjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, stomatologu i paditur nga nëna e tij, në vitin 1997, pasi ka nisur të punojë, ka nënshkruar një marrëveshje me të cilën obligohet të paguajë nënën e tij 60 për qind nga paga mujore.

Nëna Luo, bëri të ditur se djali i madh i qëndroi besnik marrëveshjes së bërë ndërkaq djali i vogël ka refuzuar të paguajë shpenzimet e shkollimit.

Gjykata Supreme e konsideroi padinë e nënës pas disa vitesh pritje si të drejtë dhe marrëveshje të vlefshme dhe vendosi që stomatologu t’i paguajë nënës së tij 1 milion dollarë kompensim.

Më tej bëhet e ditur se i biri, gjatë padisë, është mbrojtur duke thënë se nuk duhet pasur kompensim financiar për rritjen e fëmijëve dhe se marrëveshja e nënshkruar në moshën 20 vjeçare nuk duhet të konsiderohet e vlefshme.

Chu gjithashtu pohoi se pas diplomimit, e ëma me vite ka punuar në kliniken e tij dhe se ka fituar më shumë para se sa është vendosur për t’i paguar.

Nëna Luo tha se për shkollimin e dy djemve të saj ka shpenzuar 1.7 milionë dollarë.