Pak ditë pas vendosjes s’funksionojnë dritat në mbishkrimin “Stadiumi Fadil Vokrri”

Stadiumit të posarinovuar në Prishtinës nuk po i punojnë plotësisht dritat në mbishkrimin “Stadiumi Fadil Vokrri”.

Tek emri i legjendës së futbollit Fadil Vokrri, siç ka marr edhe emrin ky stadium, disa prej shkronjave kanë mbetur pa ndriçim, përcjell Klan Kosova.

Për këtë ka reaguar asamblesiti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Egzon Azemi, i cili i ka bërë pyetje kryetarit Shpend Ahmeti nëse ky është një kontribut apo një dështim i tij.

“As dy javë ditë nga emri “Fadil Vokrri” mbeti ‘Fad Krri””, ka shkruar Azemi në Facebook.

Ndeshja e parë në stadiumin e ri u luajt dje ndërmjet Prishtinës dhe Dritës në kuadër të Superkupës ndërsa shumë pak ditë ka që nga vendosja e mbishkrimit “Stadiumi Fadil Vokrri”.