Pakistan, 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë marrë të paktën 24 jetë njerëzish në Pakistanin jugor dhe veriperëndimor gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan të dielën zyrtarët dhe media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Reshjet masive goditën qytetin port jugor të Karaçit të shtunën në mbrëmje, që zgjatën 16 orët e ardhshme me interval të shkurtër.

Të paktën 12 njerëz humbën jetën, kryesisht nga rryma elektrike, në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa qeveria i bëri thirrje ushtrisë që të shpëtojë njerëzit e bllokuar, raportoi televizioni lokal Geo News.

Përmbytjet shkaktuan rrëshqitje të dheut, ndërprerje të energjisë, pemë dhe shtylla të rrënuara në shumë zona.

Pamjet e transmetuara nga Geo News tregojnë se si njerëzit e bllokuar nga përmbytjet u shpëtuan përmes një helikopterit dhe vinçit.

Dhjetëra automjete u panë në mes të rrugëve të zhytura, ndërsa njerëzit kalonin nëpër ujërat e shiut për të arritur në destinacionet e tyre.

Sipas departamentit meteorologjik, në qytet janë regjistruar 150 mm shira.

Në provincën veri-perëndimore Khyber Pakhtunkhwa (KP), humbën jetën të paktën 12 njerëz dhe 22 të tjerë u plagosën në aksidente të lidhura me shiun, kryesisht rrëshqitje të dheut dhe shembje të çative, njoftoi Autoriteti Provincial i Menaxhimit të Fatkeqësive (PDMA) në një deklaratë.

Raste të vdekjes u raportuan nga rrethet For, Chitral, Mohmand, Bajaur dhe Torgar, thuhet në deklaratë.

Meteorologët kanë parashikuar reshje më të mëdha në Karaçi dhe pjesë të tjera të vendit në 24 orët e ardhshme.