Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 17 janar në një qendër tregtare në Karaçi të Pakistanit është rritur në 73, transmeton Anadolu.
Sipas gazetës pakistaneze “Dawn”, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë 73 trupa nga qendra tregtare e dëmtuar rëndë. Autoritetet deklaruan se operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe se deri më tani janë identifikuar 23 persona.
Ata shtuan se 16 nga trupat u identifikuan përmes përputhjes së ADN-së, 6 përmes njohjes së fytyrës dhe një përmes dokumenteve të identifikimit. Përderisa përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë drejt përfundimit, disa familje ende nuk janë në gjendje të kontaktojnë të afërmit e tyre.
– Zjarri në qendrën tregtare
Zjarri shpërtheu më 17 janar në qendrën tregtare në Karaçi.
Kompleksi, i cili përfshinte një qendër tregtare dhe shesh, ishte strukturë e madhe që mbulonte afërsisht 8.000 metra katrorë dhe 1.200 dyqane. Një pjesë e ndërtesës u shemb si pasojë e zjarrit.
Autoritetet kishin rekomanduar se qendra tregtare dhe kompleksi i sheshit të shembeshin pasi të kishin përfunduar operacionet e kërkimit.



