Palmer: Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit për çështjen e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Beogradin. Sipas njoftimit nga Washingtoni, në bisedën mes Palmerit dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është vlerësuar se të gjitha temat e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe se taksa duhet të pezullohet, transmeton lajmi.net. “Mbështetja e SHBA-së për krijimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të madhe”, deklaroi Jevtiq. Në njoftimin e publikuar nga kabineti i tij thuhet se ai së bashku me Palmerin, në Ëashington është takuar edhe me përfaqësues të tjerë amerikanë.