Panucci kërkon fitoren: Jemi gati për Izraelin

Christian Panucci, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, ka folur sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme kundër Izraelit.

Në lidhje me sfidën, Panucci shpreson që të fitojë, pasi sic tha ai janë të përgatitur dhe janë gati për kundërshtarin.

“Në dy ndeshjet e fundit kemi bërë jo pak eksperimente ndaj këtë herë zgjodha eksperiencën e tyre. Natyrisht që për shkak të emergjencës, kam thirrur edhe lojtarë me pak minuta. Për sa i përket, Bashës, Lilës dhe Ramadanit, unë kam zgjedhur eksperiencën. Kaçe nuk ka luajtur shumë. Skuadra ndihet mirë, kemi punuar mirë. Jemi të gatshëm për të përballuar një ndeshje, ditën e nesërme. Uroj që të kthehemi dhe të fitojmë. Jemi përgatitur shumë këtë”, shtoi Panucci.

Momenti delikat nuk e shqetëson italianin, ashtu si dhe fakti që skuadra që i vjen përballë është ndryshe nga ajo me të cilin kuqezinjtë u ndeshjen herën e fundit:

“Nuk kam shumë informacion por ka lojtarë që i njoh. Zahev është një lojtar i fortë. Pastaj është edhe futbollisti i mesfushës me shumë me eksperiencë, Naço.”

I pyetur nëse ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë do të vendosin për të ardhmen e tij, italiani u përgjigj:

Kjo nuk është një pyetje për mua, unë jam këtu për të përgatitur skuadrën. Është pyetje për presidentin./oranews