1 – Nëse nuk ke dëshmi, mos fol! Allahu i Lartësuar thotë: “Mos paso atë për të cilën nuk ke dije.”[1]
2 – Kur dikush paraqet një ide, diskuto argumentet e tij dhe jo personin e tij! Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: Sillni argumentin tuaj, nëse jeni të sinqertë!”[2]
3 – Qëndro në anën e së vërtetës, edhe nëse ajo bie ndesh me interesat e tua! Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat! Jini të vendosur në drejtësi, dëshmitarë për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj…”[3]
4 – Kur dëgjon një fjalë që mund të ketë më shumë se një kuptim, interpretoje në mënyrën më të mirë të mundshme! Allahu i Lartësuar thotë: “Shmanguni prej shumë dyshimeve…”[4]
5 – Mos u merr me ata me të cilët biseda nuk sjell asnjë dobi! Allahu i Lartësuar thotë: “Largohu prej të paditurve.”[5]
6 – Kur paraqet një ide tënden, shprehe atë në mënyrën më të bukur dhe më të përshtatshme! Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe thuaju robërve të Mi që të flasin atë që është më e mira!”[6]
Përktheu: Elton Harxhi
By: ardhmëriaonline.com








