Pas 2035-ës vetëm makina elektrike në Evropë

Masa më të ashpra pritet të aplikohen ndërsa BE kërkon reduktimin e emetimeve me 55% deri në 2030-ën krahasuar me 1990.

Ditët e makinave me motorë me djegie të brendshme janë të numëruara në Bashkimin Evropian. Ditën e Enjte Këshilli i Europës dhe Parlamenti Europian ranë dakord për disa rregulla të cilat do të reduktojnë ndjeshëm emetimet e karbonit nga makinat e pasagjerëve në 2030-ën përpara se të fillojnë ndalimin e plotë të prodhimit të makineve të reja me motorë me karburant në 2035.

“Kjo marrëveshje i hap rrugë një industrie moderne dhe konkurruese të automjeteve në BE. Bota po ndryshon dhe ne duhet të jemi pararojë e inovacioni. Unë besoj se mund të përfitojmë nga avantazhet e këtij tranzicioni teknologjik. Afat e vendosura janë plotësisht të realizueshme për çdo prodhues makinash,” tha Ministri Çek i Industrisë dhe Tregtisë Jozef Sikela.

Çekia aktualisht ka presidencën e Bashkimit Evropian. Evropa është një prej rajoneve me rregullat më strikte të emetimeve. Sipas rregullave në fuqi, prodhuesit e makinave duhet të përmbushin kriteret e emërtimeve prej 95 gram CO2 për 100 kilometra dhe nëse nuk e arrijnë, gjobiten me 95 euro për çdo gram CO2/km mbi limitin e vendosur për çdo makinë që shitur.

Masa më të ashpra pritet të aplikohen ndërsa BE kërkon reduktimin e emetimeve me 55% deri në 2030-ën krahasuar me 1990. Makinat me motorët me karburant prodhuar në 2030-ën kanë jetë vetëm 5 vite dhe në 2035-ën BE pret reduktim të emetimeve me 100%. /PCWorld Albanian