Pas Begajt, Osmani takohet me Ramën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka pasur bisedë përmbajtjesore me kryeministrit e Shqipërisë, Edi Ramën.

Osmani thotë se me Ramës bisedoi rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar presidentja në Facebook.

Osmani, orë më parë është takuar me presidentin shqiptar, Bajram Begajt.

Gjatë një konference për media presidentja e vendit tha se Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë të përbashkuara, duke shtuar se kombi shqiptar gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet faktorë stabiliteti në rajon me orientim të qartë euroatlantik.