Pas tre muajve në arrati, arrestohet djali i Sabit Gecit

Policia e Kosovës dje ka arrestuar djalin e Sabit Gecit, Albanin, i cili ishte në arrati që tre muaj.

Ai dyshohet se është i përfshirë në një rrjet të krimit të organizuar dhe fajdës. Arrestimi i të kërkuarit është bërë mesditën e së mërkurës në rrugën “Nazmi” Mustafa në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari, mirëpo nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Në rrugën “Nazmi Mustafa”, në Prishtinë, me datën 27.03.2019 në ora 11:00, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për aksionin e zhvilluar të policisë në shtëpinë e Sabit Gecit në lagjen “Pejton” të Prishtinës, rreth tre muaj më parë. Në atë aksion janë arrestuar disa persona të dyshuar për fajde