Pavar shkëlqeu me Francën, transferohet në Premierligë

Benjamin Pavar ka zgjuar interesim nga klubi i njohur londinez, Tottenham Hotspur.

Benjamin Pavard është objektiv i ri i Tottenham Hotspur.

Mediat angleze raportojnë se mbrojtësi i Stuttgartit ka zgjuar interesim nga klubi i njohur londinez.

Pavard ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Franca në rrugëtimin drejt titullit në Kampionatin botëror 2018, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri i “Spurs”, Mauricio Pochettino dëshiron transferimin e tij në Tottenham, gjatë këtij afati kalimtar të verës.