Pedri gati për “El Clasico”

Barcelona ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes “El Clasico” kundër Real Madridit në fund të këtij muaji.

“AS” ka shkruar se trajneri Xavi për këtë derbi mund të llogarisë në mesfushorin Pedri, i cili pothuajse është rikuperuar nga lëndimi që e pësoi në xhiron e dytë të La Ligas. Mësohet se Pedri këtë javë do të rikthehet në stërvitje për të qenë i gatshëm kundër Real Madridit.

Pedri do të aktivizohet mesjavën e ardhshme në duelin ndaj Shakhtarit në Champions, tri ditë para “El Clasicos” me Realin.

“El Clasico” i parë i këtij sezoni zhvillohet më 28 tetor dhe Barcelona është vendase. 20-vjeçari ka 1 gol në 2 ndeshje të luajtura këtë sezon në kampionatin spanjoll.