…. Mos u tregoni atyre që agjërojnë sasinë e dhënies së sadaktul fitrit, dhe nëse ajo duhet të jepet në ushqim apo në të holla (para), sepse tani këtë mesele e dinë thuajse të gjithë. Përkundrazi, tregojuni atyre si vijon:
?…. Thuaju atyre se kush agjëron në një shtëpi të uzurpuar nuk ka as agjërim e as zekat.
?…. Tregoju atyre se kush e prish agjërimin me pasuri të vjedhur, ai ka vë në dyshim dhe rrezik agjërimin dhe zekatin.
?…. Thuaju atyre se atij që i është bërë padrejtësi duhet ta kthejë atë, para se të japë zekatin dhe të japë sadaka…
?.. Thuaju atyre se kush i pengon motrat e tij të trashëgojnë dhe ha të drejtën e tyre, nuk ka agjërim e as zekat për të.
?….. Thuaju atyre se paraja haram nuk jepet në të zekat e as sadaka….
?…..Thuaju për lidhjet farefisnore dhe për mirësinë e prindërve. Tregoju atyre per të drejtat e fqinjit….
?…Tregojuni atyre për shenjtërinë e parasë publike
?….Tregoni atyre përgjegjësitë e tyre ndaj fëmijëve dhe familjes së tyre
?…. Thuaju atyre se është e ndaluar të monopolizosh mallrat
?…. Thuaju atyre se feja është bashkëjetës dhe bashkëveprim
?…. Thuaju atyre se, ajo që është në mes jush dhe Zotit është e lehtë, sepse Ai është i Mëshirshmi, i Madhi, Ai i fal të gjitha mëkatet.Por le të dijnë se ankesat e robërve janë më të mëdha.
?….. Thuaju atyre se heqja e një gjësendi nga rruga është bamirësi dhe pjesë e imanit
?…Thuaju se kjo fe mbi të gjitha është praktikë që synon të ndërton invidin me parime etike, vlera dhe kompetenca. Dhe qendron larg nga syfaqësia, përkohshmëria dhe izolimi i saj në xhami apo vetem në Ramazan.
O Allah na bën të jemi shembulli më i mirë i Islamit tek të tjerët!
Amin!
(Përshtatje e përkthimit)
Prof. Jakup Qunaku








