Përditësimi i fundit i driverave të Nvidia adreson disa probleme mjaft shqetësuese

Gjatë takimeve Zoom, GeForce Experience shfaqej kur një takim Zoom fillonte dhe Nvidia e ka adresuar gjithashtu.
Përditësimi më i fundit i driverave grafik të Nvidia adreson probleme të cilat kanë prekur titujt shumë popullor si Red Dead Redemption 2, Fortnite dhe Rocket League.

Versioni 461.92 gjithashtu ka përmirësuar Nvidia Reflex për lojën Overwatch. Në terësi ky përditësim zgjidh një problem të shfaqur në disa aplikacione desktop ku ekrani dridhet.

Problemi shfaqej vetëm në disa konfigurime hardueri. Disa probleme të tjera universale ishte edhe dështimi i Nvidia Sorround në televizorët 4K HDMI 2.1 por edhe ekranet blu të vdekjes në televizorët Samsung 8K.