Përditësimi i ri në Android do t’ju tregojë se kur është koha të ndërroni baterinë e telefonit tuaj

Android si duket do të implementojë një nga veçoritë që posedon iPhone-i, që është padyshim një nga veçoritë më të mira për sa i përket baterisë.

Google thuhet se po punon për të lansuar një tregues të baterisë në telefonat inteligjentë Android, sipas raportimeve.

Kjo do të thotë se kur bateria në një pajisje Android fillon të degradohet, ju do të jeni në gjendje të kontrollin kapacitetin e mbetur të baterisë tuaj; në një farë forme do t’ju bëjë të ditur se kur duhet ta ndërroni baterinë në telefonin tuaj.

Aktualisht, përdoruesit e Android duhet të mbështeten në aplikacionet e palëve të treta për të kontrolluar shëndetin e baterisë.

Siç raportohet, Android 14 QPR 2 sjell me vete një seksion të fshehur, “shëndeti i baterisë”. Ndonëse, aktualisht i mungon një matës i dedikuar për shëndetin e baterisë, kodi nënkupton se mund të shfaqë detaje të tilla si “përqindja e parashikuar”.