Përditësimi më i fundit për kartat grafike Nvidia adreson performancën e dobët në lojën Starfield

Përditësimi do të aplikohet në driverat ekzistues 537.17 në 537.34. Driverat e fundit gjithashtu përmbajnë konfigurimet optimale për Starfield.

Nvidia lançoi një përditësim i cili përmirëson performancën e lojës së re Starfield për përdoruesit e kartave grafike RTX 30 dhe RTX 40.

Nvidia thotë se përditësimi do të aktivizojë Resizable BAR dhe të rritë performancën për kartat grafike më të fundit.

Kompania tha se performanca në Starfield me lojën më të fundit është rritur me 5 përqind për kartat RTX 40 në bazë të testimeve kryer prej tyre.

Përditësimi do të aplikohet në driverat ekzistues 537.17 në 537.34. Driverat e fundit gjithashtu përmbajnë konfigurimet optimale për Starfield.

Nvidia gjithashtu ka adresuar profilin e kartave grafike për versionin Microsoft Store të Starfield.

Përditësimet vinë vetëm pak ditë pasi u raportua se Starfield kishte një eksperiencë më të keqe në kartat grafike Nvidia dhe Intel krahasuar me ato AMD. Digital Foundry gjeti probleme me procesorët Intel dhe një hendek performance prej 46 përqind mes AMD Radeon RX 6800 XT dhe Nvidia RTX 3080. Mbetet për tu parë nëse aktivizimi i Re-BAR zgjidh këtë problem.