Përdoruesit e Instagram mund të krijojnë afisha prej fotove të tyre dhe të tjerëve

Ndërsa Meta ka filluar të ofrojë krijimin e afishave përmes inteligjencës artificiale gjeneruese, ky mjet është shumë më i thjeshtë.

Instagram është duke testuar një funksionalitet për krijimin e afishave e cila ju jep përdoruesve mundësinë për të krijuar afisha të personalizuara nga fotot e tyre apo të përdoruesve të tjerë në disa raste për ti vendosur më pas në Reels dhe Stories.

Ndërsa Meta ka filluar të ofrojë krijimin e afishave përmes inteligjencës artificiale gjeneruese, ky mjet është shumë më i thjeshtë.

Mjafton të përzgjidhni subjektin e një fotoje, ti hiqni sfondin dhe më pas të krijoni automatikisht një afishë që mund të vendoset mbi një përmbajtje.

Shefi i Instagram Adam Mosseri bëri një demonstrim për të treguar sesi funksionon përmes një videoje ndarë në kanalin e tij. Ai tha se krahas krijimit të afishave nga fotot e ruajtura në telefonin e përdoruesve, këta të fundit mund ti krijojnë edhe për imazhet e disponueshme në Instagram.

Ai nuk dha më shumë detaje, por siç duket përdoruesit e tjerë mund të lejojnë që të krijohen afisha prej fotove të tyre.

Është ende në fazë testimi dhe nuk është bërë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Javën e kaluar platforma gjithashtu filloi testimin e një funksionaliteti anketash që shfaqen në seksionin e komenteve për postimet që shfaqen në kohështrirje. /PCWorld Albanian