Përdoruesit Evropianë mund të refuzojnë të bëhen shënjestër e reklamave të platformave të Meta

Propozimi i kompanisë synon ti japë fund përplasjes me Bashkimin Evropian në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për qëllime reklamimi në Evropë.

Meta propozoi që disa prej reklamave të saj të personalizuara dhe të shënjestruara të ofrojnë përdoruesve mundësinë për ti marrë ose refuzuar ato në Bashkimin Evropian raportoi The Wall Street Journal.

Nëse BE-ja pranon propozimin e Meta, kompania thotë se do të duhen tre muaj përpara se përdoruesit të kenë mundësi të lejojnë ose jo kompaninë tu dërgojë reklama të shënjestruara të cilat bazohen në sjelljen e përdoruesve në shërbimet e saj të medias sociale.

Propozimi i kompanisë synon ti japë fund përplasjes me Bashkimin Evropian në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për qëllime reklamimi në Evropë.

Aktualisht përdoruesit në BE të platformave të Meta mund të zgjedhin të refuzojnë shënjestrimin me reklama. Ata që e bëjnë këtë do të thotë se kompania ende mund tu dërgojë reklama por duke përdorur të dhëna demografike më të gjera.

Të ardhurat e Meta morën një goditje të rëndë vitin e kaluar pasi Apple implementoi masat të cilat ju jepnin përdoruesve fuqinë për ti shpëtuar gjurmimit.

Në Evropë u gjobit me 400 milionë dollarë për keqmenaxhim të të dhënave personale. Madje së fundi u gjobit me 1.3 miliardë dollarë për transferimin e të dhënave të përdoruesve Evropianë në SHBA në shkelje të hapur të GDPR. /PCWorld Albanian