Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Podujevë

Një fabrikë  e parketit është përfshirë nga zjarri dje në Obranqë të Podujevës, njofton Klan Kosova.

Sipas raportit 24 orësh të policisë këtë e bëri të ditur pronari i kësaj fabrike.

Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.