Përfundojnë edhe për sonte kërkimet për dy policët e zhdukur

Rënia e territ dhe mungesa e kushteve, ka bërë që njësitet përkatëse të ndërprejnë kërkimet për dy policët e zhdukur në Lepenc.

Njësitët e FSK-së, Policisë dhe qytetarët e shumtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, pasi që nuk ka ndriçim që të vazhdohet me kërkime.Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se kërkimet do të vazhdojnë qysh nesër në orët e hershme të mëngjesit.Sipas informacioneve mund të ndodhë që kërkimet të nisin edhe një herë nga fillimi, duke synuar që të gjejnë trupat e dy policëve.Me qëllim të gjetjes së trupave, FSK-ja kishte vendosur disa rrjeta në urat e lumit Lepenc, por të cilat ishin thyer nga shpejtësia e lumit.

Aksidenti kishte ndodhur të shtunën rreth orës 20:45, kurse deri më tani asgjë nuk dihen detaje tjera.

Prokurori i rastit është parë edhe sot në vendin e ngjarjes, i cili është duke vazhduar me hetime.