Përfundon mbledhja disa orëshe e VV-së, këto janë vendimet

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca është prononcuar para gazetarëve rreth takimit disa orësh të kryesisë së LVV-së.

Ai deklaroi se në mbledhjen e sotme u diskutuan disa çështje të rëndësishm; Gjendja në VV si dhe cështja e Gjykatës Speciale.

“Ne po përcjellim me shumë vëmendjen nismën e 43 deputetëve e cila tani mund të themi se ka dështuar sepse disa prej tyre i kanë tërhequr mbrapa”, tha ai.

Sipas Konjufcës, e vetmja mundësi që të ketë një iniciativë në Kuvend do të ishte nje sponsroizim nga qeveria, shkruan Indeksonline

“Ne i diskutuam dhe donimonoj me mendimin që VV-ja është kundër Speciales, ashtu siç e kemi pas. Është kundër sovranitetit të Kosovës. Është gjykatë me premisa diskriminuese. Në anën tjetër jemi duke i konsideruar edhe lojërat politike që po bëhen për këtë çështje. Na duket i çuditshëm ky qëndrimi i PDK-së. Ishte vet presidenti Thaçi që i dha shumë zor më të gjitha mjetet që Specialja të votohet, njëherë pati rënë, dhe Thaci pastaj nëpër kafe i takonte deputetët për të votuar”, ka thënë ai.

Deputeti i LVV-së u shpreh i habitur me qëndrimin e partisë së Kadri Veselit karshi kësaj cështje.

“Tash cfarë ndodhi? Pas 2 vite e gjymsë PDK-ja ndryshon qëndrim. LDK-ja është pro, AAK, VV dhe NISMA është kundër, tani vetëm PDK-ja ka ndryshuar. Lidhet drejtpërdrejt me shqetësimet e presidentit të Thacit. Por frika jonë është se ai këtë e ka vetëm personale. Ne do ta përcjellim me më shumë kujdes”, u shpreh ai. /I