Përfundon mbledhja pesë orëshe e VV-së, pranohet dorëheqja e Dërgutit

Përfundon mbledhja pesë orëshe e VV-së
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së VV-së, në të cilën është raportuar se temë diskutimi ka qenë fyerja e bërë nga deputetja Aida Dërguti ndaj Albin Kurtit.

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka mbajtur një prononcim të shkurtër para gazetarëve ku ka folur për temat e diskutuara në mbledhjen që ka zgjatur mbi 6 orë.

Ymeri ka thënë se kryesia e ka aprovuar dorëheqjen e Aida Dërgutit, por që dorëheqje tjera nuk ka pasur, raporton lajmi.netNë media u raportua se Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti kanë dhënë dorëheqje nga anëtarët e kryesisë.

“Sot patëm mmledhje të kryesisë bashkë me Grupin Parlamentar. Në këtë mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit sa i përket VV-së dhe e pranuam dorëheqjen e Aida Dërgutit nga kryesia dhe posti në degën e Vushtrrisë. Kjo është dorëheqja e vetme, raportimet në media për dorëheqje tjera nuk janë të vërteta”, ka thënë Ymeri.

Ai ka kërkuar nga aktivistët që ta ndalin gjuhën banale në rrjetet sociale pas përçarjeve që kanë ndodhur në këtë parti.