Përfundon takimi i opozitës me Escobarin

Ka përfunduar takimi i opozitës me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Ky takim që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan, mblodhi krerët e partive opozitare, përveç atij të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dërgoi Ardian Gjinin në emër të tij, shkruan lajmi.net.

Takimi në fjalë vjen veç dy ditë para përballjes së radhës në Maqedoni mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Partitë opozitare, më përjashtim të PDK-së, po përkrahin iniciativën apo të ashtuquajturin planin fraknko-gjerman.

Nga Partia Demokratike e Kosovës ndërkaq janë shumë skeptik se ky propozim përmbush pritshmëritë e Kosovës dhe se mund t’i sjellë ndonjë të arritur pozitive vendit.

Kujtojmë se në takimin e së shtunës, pjesëmarrës në rolin e vëzhguesit do të jetë edhe vet emisari i SHBA-ve, Gabriel Escobar.