Përleshje në burgun e Guatemalas, 7 të vdekur

Inmates climb to the roof as police take control during a riot at the reformatory for youth and men, Centro Correccional Etapa II, in San Jose Pinula, Guatemala, Sunday, March 19, 2017. At least one man died, a jail monitor, during the riot, according the police spokesman Pablo Castillo. (AP Photo/Oliver de Ros)

Të burgosurit në Guatemala janë përleshur mes njëri – tjetrin me armë zjarri dhe thika, duke lënë të vdekur shtatë persona dhe plagosur 25 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët shtetërorë.

Rojeve të burgut i janë dashur orë të tëra për të marrë sërish situatën nën kontroll, në një burg që gjendet 45 kilometra në jug të qytetit Guatemala, ka thënë zëdhënsi i burgjeve, Rudy Esquivel.

Në videot e postuara nga mediat lokale tregonin se si familjarët e të burgosurve ishin mbledhur jashtë këtij burgu për të mësuar për fatin e familjarëve të tyre.

Burgjet në Guatemala janë të mbipopulluara dhe sistemi i rehabilitimit të të burgosurve vlerësohet i dobët.

Në korrik të vitit 2016, gjatë një trazire në burgun në Pavov, 14 persona u vranë.