Përmbyset kamioni në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë shoferi

Një person ka humbur jetën nga një aksident mëngjesin e së hënës në “Rrugën e Kombit”.

Viktima është drejtuesi i një trajleri, i cili ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin, 42-vjeçarin Nikolin Gjoni, i cili ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Kolsh.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin.