Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës vrasin 511 persona në Indi

Që nga fillimi i shirave sezonale, 511 njerëz humbën jetën dhe 176 të tjerë u plagosën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Indi.

Sipas një raporti të lëshuar nga autoritetet qendrore, që nga fillimi i shirave më 1 qershor,  91 rrethe janë prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, dhe rreth 55,000 shtëpi janë dëmtuar.

Rreth 1 milion bagëti dhe 81,147 hektarë të kulturave bujqesore jane demtuar.

Raporti gjithashtu tha se shirat e këtij viti ishte më i keqi në 64 vitet e fundit sa i përket vëllimit të shiut.

India pësoi tragjedi të madhe për shkak të përmbytjeve në vitin 1977 me rreth 11,000 të vdekur. /MESAZHI/