Përshkallëzohet konflikti mes Apple dhe Epic Games

Rregullatorët Europianë detyruan Apple të lejonte dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në iOS përmes një ligji të ri quajtur Akti i Tregjeve Dixhitale i cili hyn në fuqi këtë javë.

Apple përshkallëzoi mosmarrëveshjet me Epic Games ditën e Mërkure duke mos lejuar krijuesin e video lojërave të lançojë dyqanin e saj online për iPhone dhe iPad në Europë.

Dy kompanitë janë përfshirë në një betejë ligjore që prej 2020-ës kur kompania gaming pretendonte se praktikat e Apple me komisionet 30 përqind për blerjet e aplikacioneve në iOS ishte në shkelje të ligjeve Amerikane të konkurrencës.

Rregullatorët Europianë detyruan Apple të lejonte dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta në iOS përmes një ligji të ri quajtur Akti i Tregjeve Dixhitale i cili hyn në fuqi këtë javë.

Në një rast më vete, autoritetet Europian gjobitën Apple me 1.84 miliardë euro sepse ka dëmtuar konkurrencën dhe penguar rivalët si Spotify.

Epic punoi për të përfituar nga rregullorja e re DMA, por Apple vendosi të bllokojë përpjekjet e saj ditën e Mërkure duke thënë se në të kaluarën Epic kishte shkelur marrëveshjet e bëra.

Apple i mbylli llogarinë e re të zhvilluesit që Epic kishte krijuar në Suedi, një llogari që do të përdorej për të rikthyer Fortnite dhe lojërat e tjera të kompanisë në iPhone në Europë.

Nën ligjin e ri Europian, Apple duhet të lejojë edhe dyqanet alternative të aplikacioneve në iOS.

Epic reagoi duke thënë se mbyllja e llogarisë së saj është një tjetër përpjekje e Apple për të goditur konkurrencën.