Në ka një gatim që të përfshin tërësisht që në kafshatën e parë, ato janë padyshim pitalkat e Kosovës.
Të ngrohta dhe të buta, pitalkat janë bukë të rrumbullakëta dhe të vogla të kudo gjendura në çdo cep të Kosovës.
Një gatim i hershëm, pjesë e traditës dhe kulinarisë shqiptare i përgatitur me mjeshtërinë e amvisave kosovare.
Dikur, pitalkat përgatiteshin nga zonjat e shtëpisë dhe shërbeheshin të ngrohta në sofrën e ngrënies, ndërsa sot ky ushqim autentik gjendet në çdo restorant e qebaptore të Kosovës dhe është shndërruar në më të preferuarin e turistëve.
Tradicionalisht pitalka është buka që përdoret për shoqërimin e suxhukut të shijshëm të Kosovës, shoqëruar me lakra të bardha e salcë kosi.
Përbërësit
- 1 kg miell
- 0.5 l ujë
- 1 gotë qumësht
- 1 lugë gjelle maja buke
- Kripë
Përgatitja
- Në gotën e qumështit, i cili duhet të jetë i vakur, hedhim majanë e bukës, pak kripë dhe e lëmë ashtu përreth 20 minuta duke e përzierë fillimisht.
- Më pas, hidhni miellin, shtoni aty gotën e qumështit me maja, ujin, hidhni kripë dhe nisni të punoni brumin me duar derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
- Pasi keni përgatitur brumin, vendoseni në një enë të pastër, mbulojeni me një pecetë kuzhine dhe lëreni të pushojë përreth 1 orë e gjysmë.
- Në këtë mënyrë, brumi do të fryhet sa duhet dhe do të jetë gati për përgatitjen e pitalkave.
- Më pas, brumin e ardhur e lyejmë me pak miell në sipërfaqe dhe e ndajmë në katër kuleçë të vegjël.
- Secilin prej kuleçëve vendoseni në një pecetë të pudrosur me miell dhe lërini të pushojnë për 30 minuta.
- Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë dhe fusni aty tepsinë që të ngrohet.
- Më pas, kuleçët e ardhur largojini nga peceta dhe vendosini në tepsinë e nxehtë.
- Në sipërfaqen e kuleçëve, me majën e thikës bëni disa vija të lehta në formën e rombeve dhe futini në furrën e parangrohur të piqen për maksimumi 20 minuta. Shërbehen të ngrohta.








