Pixel 7a është një smartfon i rangut të mesëm me kamerën e një flagshipi

Google pretendon se është telefoni më rezistent i serive A falë përdorimit të aluminit, xhamit Gorilla Glass dhe mbrojtjes IP67.

Gjatë evenimentit I/O 2023, Google zbuloi seritë më të fundit Pixel A duke marrë inspirim nga flashipi i vitit të kaluar thjeshtë për një çmim më të ulët.

Pixel 7a kushton 499 dollarë, 50 dollarë më shumë sesa gjenerata e kaluar Pixel 6a por përmirësimet që sjell sidomos në aspektin e fotografisë.

Pixel 7a ka një shtresë metalike me shkëlqim në shiritin e kamerës që i përshtatet pjesës tjetër të familjes Pixel 7. Sistemi i kamerave përbëhet nga një sensor kryesor 64-megapiksel dhe një kamër 13-megapiksel ultra-wide me gjerësi fushe prej 120 gradë.

Rezolucioni më i lartë sjellë zmadhimin super-res në seritë Pixel A duke përdorur zmadhim dixhital në imazhet 64-megapiksel. Zmadhimi optik është 2x ndërsa kamera ofron Night Sights, Photo Unblur dhe Long Exposure falë softuerit të Google.

Është hera e parë që Long Exposure shfaqet në një seri A.

Me një ekran 6.1-inç, Pixel 7a është më i vogël sesa Pixel 7 me 6.3-inç ose Pixel 7 Pro me 6.7-inç. Megjithatë është po aq sa iPhone 14 dhe nuk kemi të bëjmë me një telefon të vogël.

Ekrani OLED ka një frekuencë maksimale rifreskimi prej 90Hz. Pixel 7a vjen me çipin Tensor G2 të Google dhe duhet të ofrojë performancë të ngjashme me Pixel 7.

Google pretendon se është telefoni më rezistent i serive A falë përdorimit të aluminit, xhamit Gorilla Glass dhe mbrojtjes IP67.

Së bashku me 8GB RAM dhe 128GB memorie, Pixel 7a ka një bateri 4,385 mAh, karikim të shpejtë 18W dhe wireless 7.5W.