PKK-ja kurde vret dy ushtarë turq

Militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK)  kryen një sulm ndaj një automjeti ushtarak turk në juglindje të Turqisë të martën, duke lënë të pajetë dy ushtarë dhe duke i shkaktuar plagë një tjetri. Lajmi i konfirmua nga ministria e mbrojtjes e vendit.

Ngjarja ndodhi në krahinën Hakari të Turqisë, rajon ky që kufizohet me Irakun dhe Iranin. Ende nuk ka detaje lidhur me mënyrën se si u krye ky sulm.

PKK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, filloi kryengritjen e saj në vitin 1984 dhe kërkon autonomi në juglindje të vendit, ku shumica e popullsisë është kurde.

Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë në konflikt deri tani. /Mesazhi/