Plagoset me armë zjarri vëllai i Rexhep Selimit

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Drenas.

Viktima ka marrë lëndime nga arma e zjarrit dhe është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë.

Tribuna Channel mëson se viktima është vëllau i deputetit të VV-së Rexhep Selimi, Islam Selimi.

Ai është goditur nga një plumb dhe nuk është rrezik për jetën.

Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 20:00 e kemi pranuar informacionin për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhur ne Komoran”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se i plagosuri ka inicialet I.S., i lindur në vitin 1962.