Ky është Plugable PS-6CC, një pajisje periferike e zgjuar që në realitet nuk është gjë tjetër veçse një zgjatues rryme (power strip) për telefonat, tabletët, madje edhe PC-të.
Kjo pajisje prej 79.95 dollarësh merr deri në 100W (për shembull, nga një karikues laptopi) në njërën anë dhe e ndan atë midis pajisjeve që janë të lidhura. Ndërsa pajisjet mbushen, ritmet e karikimit ngadalësohen. Ajo energji pastaj riorientohet drejt pajisjeve të tjera në porta.
Ju mund të keni tashmë një karikues USB-C me shumë porta. Por mendoi kështu: në vend që të mbani me vete karikues të shumtë, merrni vetëm një, si dhe disa kabllo. Deri në mëngjes, çdo gjë do të jetë e karikuar dhe gati për punë, pa pasur peshë shtesë me vete.
(Shënim: Plugable ia dha këtë ndarës energjie dhe kabllot përkatëse PCWorld-it për vlerësim. Deri tani, çdo gjë funksionon siç duhet!)








