Pochettino është trajneri i ri i PSG

Maurizio Pochettino është trajneri i ri i PSG, këtë e ka konfirmuar edhe klubi parisien.

Maurizio Pochettino dhe Paris Saint-Germain kanë nënshkruar marrëveshjen, argjentinasi do të jetë në krye të PSG.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022, me një mundësi për një vit shtesë.

Pochettino u shpreh i kënaqur dhe i motivuar për aventurën e re.

‘Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i nderuar që bëhem trajner i ri i Paris Saint-Germain. Unë do të doja të falënderoja drejtuesit e Klubit për besimin që më kanë dhënë’, tha ai.

‘Siç e dini, ky klub gjithmonë ka mbajtur një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, veçanërisht për atmosferën unike të ‘Parc des Princes’. Unë kthehem në klub sot me shumë ambicie dhe përulësi, dhe jam i etur të punoj me disa nga lojtarët më të talentuar të botës’, shtoi ai.

‘Kjo skuadër ka potencial fantastik dhe stafi im dhe unë do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë më të mirën për Paris Saint-Germain në të gjitha garat. Ne gjithashtu do të bëjmë çmos për t’i dhënë ekipit tonë identitetin luftarak dhe sulmues që tifozët parisien gjithmonë kanë dashur ‘, përfundoi Maurizio Pochettino.