Polemika mes Kurtit e Veselit: “E tradhtuat kauzën kombëtare dhe e shitët vendin”

Albin Kurti i ka thënë Kadri Veselit se ai ka tradhtuar kauzën kombëtare dhe e ka shitur vendin, pasi ky i fundit paraprakisht i tha se politika që Kurti aplikon e çoi drejt vdekjes aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

“Nëse ka ndonjë shembull të atyre që nuk korruptohen, atëherë ata jemi ne”, i ka thënë Kurti Veselit, duke shtuar; “Ju e keni tradhtuar kauzën kombëtare dhe e keni shitur vendin”.

Veseli ka kërkuar nga Kurti që të mos bëjë kaq lehtë akuza të tilla të tradhtisë kombëtare e shitjes së vendit, duke i thënë që nëse ata veç më e kanë bërë, le të jetë ai pra që do ta kthejë pjesën e shitur prapa.

“Akuzat për tradhti dhe për të shitje të vendit shumë lehtë po i bëni dhe po më çudisni”.