Policia amerikane dhe Europol bllokojnë propagandën e ISIS-it në internet

Policia amerikane dhe e Bashkimit Europian bllokuan organet kryesore të propagandës në internet të grupit terrorist ISIS, gjatë një operacioni të përbashkët të ndërmarrë në disa vende, njoftoi sot agjencia europiane e policisë Europol.

“Me këtë operacion të pazakontë, ne kemi dhënë një goditje të fortë për kapacitetet e ISIS për të përhapur propagandën e tij në internet dhe për të radikalizuar të rinjtë në Europë”, deklaroi kreu i agjencisë europiane, specializuar në eliminimin e kriminalitetit, Rob Wainwright në një komunikatë.

Operacioni ka prekur gjithashtu agjencinë “Amaq” përdorur nga organizata terroriste per te rekrutuar militantet. /ec/ a.jor.