Policia: Falja e Bajramit kaloi pa asnjë incident

Para orës 07:00 të mëngjesit besimtarët myslimanë kanë falur Namazin e Kurban Bajramit.

Kjo ceremoni është mbajtur nëpër të gjitha xhamitë anekënd vendit.

Gjatë kryerjes së këtij rituali nuk është shënuar as edhe më i vogli incident.

Për klankosova.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Nuk ka pasur ndonjë incident që ndërlidhet me festën deri tash, çdo gjë ka shkruar në rregull”, ka thënë Hoxha.