Një person është vrarë mbrëmë sot në rrugën ‘Reçaku’ në Ferizaj.
Sipas policisë, vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur dy persona, ku i dyshuari mashkull, ka qëlluar me armë zjarri në viktimën.
Sipas raportit të policisë, i riu i cili ishte në të 20-at e tij, nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë si dhe është kontrolluar shtëpia e tyre.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar.