Policia procedon penalisht 3 shtetas për mashtrim kompjuterik

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, njofton se ka zbardhur dhe dokumentuar rreth 150 raste të mashtrimit kompjuterik, prej të cilave këta janë përvetësuar rreth 30 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Sipas njoftimit gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore intime kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

‘Pas një pune të mirë-organizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç,’ thuhet në njoftim.

Policia bën me dije se tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që n.q.s. do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.