Policia: Viti i Ri kaloi pa incidente të rënda

Festa e Vitit të Ri në Kosovë mesa është bërë e ditur ka kaluar pa incidente të rënda.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha duke treguar se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë natës së ndërrimit të viteve.

“Bazuar në informacionet e deri tanishme festa e Vitit të Ri, respektivisht ndërrimi i viteve ka kaluar mirë, pa ndonjë incident serioz.

Nga përdorimi i fishekzjarreve disa persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore në QKUK, por nuk raportohet ende se lëndimet janë serioze.

Gjithashtu si rezultat i përdorimit të fishekzjarreve janë raportuar edhe disa raste zjarrvënie ku përveq dëmeve materiale nuk ka pasur lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha