Populli i Gazës i vetum

Burhan Fili

Populli i Gazës i vetum qëndron,
vujtjet, dhimbjet …me Iman i duron.
Kjo gjendje llahtarie mbarë botën ka prek,
ndërgjegjja e përgjumur…ende s’ka vdek.
Kjo shihet qart kudo në botë,
kush janë hipokritët në pah dalin sot!
E gjitha ajo që ata kërkojnë:
karrigen e tyre kush mos të cenojë!
Populli i Gazës i pamposhtun qëndron,
rendet e burrnisë botës po ia mëson!
E ata për të cilët nuk ndihmojnë,
që të jenë të tillë s’e meritojnë.
Sundimtarët musliman të strukur janë,
tjetërsu janë, gjak ma në vena s’kanë.
Sundimtarët Arab në botën e rehatisë shtrihen,
ashtu të shpërfillur rrinë e zgërdhihen….
Popullit të Gazës të gjithë i urojmë,
që nga kjo llahtari sa ma shpejt t’shpëtojnë!

Burhan Fili
Tiranë,
12/2/2024