Ballina Lajmet Kosovë Pozitë e opozitë bashkë në konferencën rajonale, i pranishëm edhe Thaçi

Pozitë e opozitë bashkë në konferencën rajonale, i pranishëm edhe Thaçi

Pas një kohe të gjatë, të gjithë liderët e partive politike të vendit do të bëhen bashkë në një vend.

Me iniciativë të udhëheqësit të Grupit Ballkanik për Politika, Niam Rashiti, më 26 prill do të mbahet konferenca rajonale që do t’i bëj bashkë pozitë, opozitë dhe shumë akterë të tjerë.

Në një prononcim për Indeksonline, Rashiti ka dhënë detaje për këtë organizim.

Ai ka thënë se ftesë për pjesëmarrje i është dërguar edhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në këtë konferencë që do të jetë rajonale janë ftuar presidenti, liderët e partive politike, ministra, zëvendësministra, shoqëria civile etj. Konferenca do të jetë e ndarë në panele dhe do të diskutohet për tema të ndryshme”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, agjenda evropiane, zhvillimet në vend, ngjarjet politike do të jenë disa nga temat e kësaj konference rajonale.

“Konferenca e cila organizohet nga BPRG, D4D dhe KQSS me datën 26 prill 2018 ka tri panele dhe tri tema: Dekada e ardhshme e Kosovës: Shtetndërtimi dhe përshpejtimi i reformave; Strategjia e Zgjerimit dhe Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogu Kosovë-Serbi. Janë tri panele të ndryshme dhe përfshijnë liderët e vendit dhe subjekteve politke, ministrat e Maqedonisë e Shqipërisë dhe përfaqësues të orgnaizatave të rëndësishme jo-qeveritare nga Serbia”, ka theksuar Rashiti.